Pas një turneu të gjatë nëpër botë, Rita Ora kohë pas kohe po pushon nëpër plazhe të vendeve të ndryshme.
Së fundmi ka zgjedhur atë të Veronës së Italisë vend në të cilin edhe e ka pasur një koncert së fundmi.
Këngëtarja kosovare bashkë me të dashurin Andrew Watt në disa foto që po qarkullojnë në media të huaja, duken shumë në top formë dhe të dashuruar derisa bëjnë lëvizje romantike pranë njëri-tjetrit. Pranë këtyre imazheve, mediat e huaja kanë vënë në theks të veçantë Ritës si një femër natyrale me linja të përsosura.
Pas koncertit për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës ku la gjurmë, 27 vjeçarja mori sërish vëmendjen pas performancave të saj në atë që mbajti para pak ditësh në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
Vallja e Rugovës, veshja e Ritës dhe flokët e kuqe ishin ato që u diskutuan më së shumti.