Kemi dëgjuar shpesh për shqiptarë që konkurrojnë në gara si “The Voice” apo “X Factor” të shteteve të tjera dhe arrijnë të korrin sukses e të mrekullojnë jurinë. Por rastio që do ju tregojmë nuk është aspak i zakontë pasi në “The Voice” në Greqi është kënduar shqip por jo nga një shqiptare.
Angelina Statyeva është një konkurrente ukrainase e cila ka konkuruar ditën e djeshme në “The Voice”. Ajo kishte zgjedhur të përfaqësohej në “Blind Auditions” me këngën shqiptare “Lule Lule”.
Eleonora Zouganeli, Panos Mouzouraki, Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas, i kanë kthyer karriget e tyre për ukrainasen që këndoi shqip dhe e kanë komplimentuar për performancën.
Eshtë gjithnjë bukur të shohësh se si këngë të bukura dhe të vjetra shqiptare pëlqehen edhe nga të huajt pavarësisht se nuk e kanë nostalgjinë si shqiptarët.