Alergjitë janë shumë të shprehura që në moshë të vogël dhe në të shumtën e rasteve mund të kalojnë muaj apo edhe vite dhe nuk arrin të zbulohet se nga çfarë mund të jemi alergjik, shkruan OnAir
Por nënat e reja që sapo kanë sjell në jetë foshnjet e tyre duhet të kenë kujdes, sepse ka shumë gjasa që foshnjet të jenë alergjike madje edhe ndaj qumështit.
Këto madje janë shenjat kryesore që tregojnë që bebi juaj është alergjik.
* Kur fëmija qan shumë dhe ka probleme serioze me gazrat.
* Kur ka të vjella pas ushqimit dhe si rrjedhojë nuk shton në peshë.
* Të dalurit jashtë me gjak apo sekrecione dhe ndonjëherë të ketë kapsllëk.
* Kur paraqiten rënie të lëkurës apo skuqje në trajtën e ekzemës.
Anafilaksia (paraqitet shumë rrallë, shfaqet një orë pas marrjes së proteinës së qumështit të lopës).