Hindu Kaye-Kisambira nga Surrey i Anglisë, ka lindur dy binjake identike dhe dy djem binjak, në spitalin St George të Londrës.
Nëna 27-vjeçare, solli në jetë fëmijët Asma, Hana, Ahmed dhe Ayub, derisa ishte në javën e 32-të të shtatzënësisë
Katërnjakët janë ende nën kujdesin mjekësor, ndërsa së shpejti do të shkojë në shtëpi, ku i pret babai Farouk dhe një vëlla dyvjeçar i quajtur Haris.
“Isha shumë nervoz, por e dija se me doktoreshën Asma do të shkonte gjithçka në rregull, jam e lumtur me lindjen”, ka thënë Kisambira, e cila kishte bërë skanime për çdo dy javë, për të parë nëse të vegjlit kanë gjendje normale.
Këta katërnjakë, janë të parët pas 13 vitesh që lindin në këtë spital.