Ekstravaganca dhe çiltërsia janë dy nga tiparet e këngëtares nga Shqipëria.
Teksa po shijon suksesin e këngës së fundit “Do ta luj”, Ronela Hajati gjithashtu shihet të jetë e angazhuar me mbrëmje të shumta muzikore.
Ajo shquhet edhe për mendimet e saj të hapura dhe nuk heziton të tregojë për çkado.
Një rast i tillë ka ndodhur tani, ku këngëtarja përmes një postimi në “Instastory”, tregon se ka marrë një gjobë.
Ajo kishte parkuar dhe paguar për kohën sa e ka lënë makinën në parking, ndërsa kur është kthyer e ka gjetur gjobën, edhe pse kishte parkuar në vend të duhur.
Duke u revoltuar ndaj këtij rasti, ky është reagimi i plotë i këngëtares