Sabri Fejzullahu padyshim që listohet në mesin e këngëtarëve shqiptar që gjithmonë tregut muzikor shqiptar i ka dhuruar hite të shumta muzikore, shkruan OnAir
Ka shumë vite në skenën muzikore shqiptare dhe gjithmonë ka publikuar perla muzikore kushtuar dashurisë.
Edhe nesër këngëtari i njohur në bashkëpunim me Mproduction kanë vendosur që të publikojnë një projekt muzikor që flet për një histori dashurie me fund të lumtur.
Këngëtari i njohur ka vendosur që nesër të sjell hitin e ri muzikor me titull “Krejt dashni”.
Nesër e gjeni premierë në ora 14:00 në kanalin zyrtar të Mproduction në YouTube./OnAir