Ditën e sotme në Kosovë nis procesi i vaksinimit masiv të popullatës, shkruan OnAir.
Në Prishtinë ky proces do të zhvillohet në sallën “1 Tetori”. Udhëheqësi i kësaj qendre, Niman Bardhi, me anë të një lidhjeje direkte me emisionin “Ora 7” shpjegoi se si do të funksionojë ky proces. Bardhi u shpreh se në këtë proces do të përfshihen të gjithë ata të cilët kanë aplikuar në platformën “E-Kosova” dhe tashmë kanë të caktuara datat e termineve të tyre.
Në këtë sallë do të jenë 15 ekipe mjekësore që do të punojnë gjatë paradites dhe 15 të tjera gjatë pasdites. Vaksinat që do të administrohen në këtë zonë janë “Pfizer” dhe “Astra Zeneca”.
Niman Bardhi u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen nëse ende nuk e kanë bërë këtë gjë. Ai thotë se tashmë procesi i regjistrimit është thjeshtësuar në mënyrë që të gjithë të mund të kenë qasje.