Me urdhër të ministrisë së arsimit, nga data 3 Maj fillon mësimi shtesë për nxënësit e nivelit parauniversitar të cilët nuk kanë arritur në nivelin e dëshiruar, shkruan OnAir.
Kjo bëhet në kuadër të mangësive që kanë ardhur si rrjedhojë e kufizimeve të procesit mësimor gjatë pandemisë.
Ky vendim ka sjellë pakënaqësi te drejtuesit e shkollave. Ata shprehen se në shumë shkolla nuk kanë staf të mjaftueshëm, por janë duke u përpjekur që të rregullojnë këtë situatë me anë të krijimit të orareve. Gjithashtu “Sindikata e bashkuar e arsimit, shkencës dhe kulturës” shprehet se mësuesit të cilët do të japin këto orë shtesë duhet të paguhen.
Nga ana tjetër Mirlind Behluli nga “EdGuard” shprehet se ky është një vendim që duhet mirëpritur dhe se shpreson që mësimdhënësit të angazhohen në mënyrën e duhur.