Nikolla është djali i vogël nga Lezha i cili ka thyer rekordin Guiness, shkruan OnAir.
Kjo pasi ai di përmëndësh mbi 3000 vargje të Fishtës.
Në një lidhje direkte me emisionin “Alarm” Nikolla tregon se e nis mëngjesin duke lexuar. Gjithashtu ai tregon se i ka lexuar tashmë të gjithë librat e Fishtës. Arsyeja se përse ka zgjedhur pikërisht këtë autor është për faktin se shkrimet e tij i duken mjaft aktuale ndonëse janë bërë para shumë kohësh.
Nikolla gjithashtu tregon se jo vetëm ka mësuar poezi, por gjithashtu ka filluar të shkruajë edhe ai vetë. Në të ardhmen shpreson që të botojë një libër.
Për të mësuar më shumë rreth tij klikoni në videon më poshtë: