Teologu Elvis Naçi ka filluar një nismë të madhe për të ndihmuar të gjithë të prekurit e tërmetit në Shqipëri, shkruan OnAir
Ai përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ka treguar edhe adresën se ku mund të kontribojnë të gjithë shqiptarët për familjet që kanë mbetur pa strehë mbi kokë.
Ata si qëllim të kësaj nisme kishin vendosur shumën prej 300 mijë eurosh dhe për kohë rekord kanë arritur që të mbledhin saktësisht 289,732 euro dhe në çdo minutë kjo shifër po rritet.
Shqipëria po përjeton ditë tmerri pas tërmeteve të vazhdueshme.
Edhe ju mund të kontriboni në këtë adresë të listuar më poshtë//OnAir
https://www.facebook.com/ElvisNaci/photos/a.728462173904467/2562927733791226/?type=3&theater