Ajo është padyshim ndër emrat më të lakuar në shtypin rozë.
Edona Lalloshi po shijon jetën e saj bashkëshortore në njërën anë, kurse në anën tjetër po ia del të jetë mjaft aktive edhe në muzikë,
Edhe në familjen e saj sot ka mbizotëruar atmosferë feste, ku ajo bashkë me familjen kanë uruar festën e Kurban Bajramit.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë ju urojmë përzemërsisht festën e Kurban Bajramit. Shëndet”, ka shkruar ajo poshtë fotos ku shihet bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Ndërkaq, pastaj Edona ka publikuar edhe videon e lezetshme duke udhëtuar në makinë, teksa shijojnë muzikën dhe atmosferën festive.