Stafi i emisionit të pasdites në “RTV Dukagjini” udhëtoi kësaj here në fshatin Orroberdë në Istog, shkruan OnAir.
Aty i mirpritën në mënyrën tradicionale nga çifti Hakaj. Një çift që kanë qendruar së bashku për një kohë shumë të gjatë dhe që ende ruajnë traditat.
Duke qenë në një zonë rurale, fokusi i tyre është blegtoria e kryesisht rritja e deleve. Ata aktualisht kujdesen për më shumë se 1000 dele. Kaq të rëndësishme janë delet për ta saqë Z. Hakaj i konsideron si “zoti i vogël i njerëzimit”, kjo edhe për shkak të përfitimeve të shumta që marrin prej tyre.
Çifti përpara kamerave ndajnë edhe disa histori nga jeta e tyre si edhe disa këshilla për mënyrën moderne të jetesës.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: