Gjyshet gjithmonë në familjet shqiptare kanë qenë frymëzim për mbesat dhe nipërit, madje kanë qenë ato që gjithmonë kanë treguar përrallat më të bukura para gjumit, shkruan OnAir
“Përrallat me gjyshen” është prodhim i OnAir Media për fëmijët të cilët duan të dëgjojnë përrallat më interesante që kanë edhe një mesazh.
Aktorja e njohur shqiptare Leze Qena do të luajë rolin e gjyshes që do të rrëfej përrallat më të bukura.
Kësaj radhe gjyshja Leze ka vendosur që të tregojë historinë e një djaloshi të mrapsht që asnjëherë nuk arrinte që të bëhej i mbarë. Madje edhe prindërit kishin hequr dorë nga edukimi i tij sepse nuk po ja dilnin dot.
Por duket që djaloshi pas një ngjarje ndryshon mendje dhe vendos që për herë të parë të kthehet në një djalosh të mbarë e me sjellje korrekte.
Por kur e merr këtë vendim ndryshon gjithçka!
A jeni kurioz për të kuptuar se çfarë ndodhi me djaloshin?
E kuptoni në përrallën e listuar më poshtë./OnAir