Me ndryshimin e viteve dhe të kohës ashtu ndryshojnë edhe vendet, por jo gjithnjë për mire, shkruan OnAir.
Këtë gjë na e vërteton më së miri edhe lagjia Shangai në Trepçe të Mitrovicës. Dikur kjo lagje ka qenë e mbipopulluar e sot është lënë thuajse në harresë. Pikërisht prej kësaj dendësie kaq të madhe të popullsisë u quajt edhe me këtë emër që ka.
Naser Dedia, një ish banor i kësaj zone tregon për “ATV” kujtimet e jetës së mëparshme. Me nostalgji ai kujton gjallërinë që ka mbizotëruar dikur në atë zonë si edhe numrin e madh të bizneseve.
Pavarësisht gjendjes aktuale, banorët e vjetër e kanë të vështirë të largohen prej këtij vendi dhe shpresojnë se në të ardhmen do të ketë investime në këtë zonë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: