Në vitin 2012 Meriton Gashi u bashkua me një organizatë amerikane për të ndihmuar qentë e braktisur, shkruan OnAir.
Ai qendroi me ta deri në mbylljen e kësaj organizate në vitin 2014. Meritoni thotë se kjo organizatë u mbyll për shkak të mungesës së fondeve nga qeveria.
Po në këtë vit, Meritoni vendosi të hapte strehën e tij për të strehuar qentë e rrugës të quajtur “Prishtina Dog Shelter”. Ai shpjegon për “RTV Dukagjini” se numri maksimal i qenve që mund të mbahen në këtë strehë është 45 për ti dhënë secilit hapësirën e mjaftueshme. Në këtë strehë ai merr zakonisht rastet më të rënda të cilat kërkojnë ndihmë emergjente. Më pas këto kafshë jepen për adoptim.
Dita e Meritonit është e mbushur me përkujdesje dhe me dashuri për këto kafshë.
Për të mësuar më shumë rreth tij klikoni në videon më poshtë: