Përhapja e pandemisë ka ndikuar në të hyrat e Fondit të Kursimeve Pensional të Kosovës duke pësuar rënie deri në 1 për qind.
Ndërsa vlerësohet se ka qëndrushmëri afatgjate si shkak i ngritjes së të hyrave në nëntë për qind vitin e kaluar.
Zëdhënësi i Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi tha se siguria e mjeteve është e varur nga siguria e ekonomisë.
Sipas tij, vetëm 30 për qind në Kosovë janë mjete të investuara, kurse 70 për qind janë tregje financiare.
Andaj thotë ai se deri me tani tregjet dhe ekonomia botërore është pozitive, por që kjo varet prej disa parametrave të matshem ose të parashikueshëm.
“Ndikim ka pasur që nga mesi i shkurtit kur ka prekur Kinën është prekur globalisht tregjet financiare dhe ka pasur rënie. Është rikoperuar plotësisht rënia ka lëvizje dhe luhatje prapë pasi pandemia po rishfaqet, nuk ka qetësi”.
“Në faza të ndryshme ka pasur deri në 8 për qind rënie pastaj është rikoperuar aktualisht është nën një për qind. Pozitive është se kemi një qëndrushmeri afatgjate, pasi vitin e kaluar kishim ngritje deri në 9 për qind, në total jemi 49 për qind prej themelimit”.