Nora Istrefi dhe Melinda Ademi janë dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar, mirëpo një bashkëpunim mes tyre nuk pritej nga fansat.
Titulli i këngës apo data e lançimit nuk është zbuluar ende, por me siguri do pritet shumë mirë nga fansat. Kjo është hera e parë që Nora dhe Melinda bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
Projekti i fundit i Norës në bashkëpunim me Gjikon, i titulluar “Anna”, erdhi 5 muaj më parë, ndërsa vetëm 4 javë më parë Melinda Ademi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “24 bars”.