Gazeta spanjolle Marca, shkruan se Juventusi i ka ofruar Cristiano Ronaldos pagë prej 30 milionë euro, ndërsa Real Madridi hiq më pak se 100 milionë euro.
Tani janë spanjollët ata që e bëjnë punë të kryer duke shkruar se Bianconerët i kanë ofruar kontratë katër vite në vlerë 30 milionë euro në sezon.
Gazetari i njohur spanjoll Josep Pedrerol, shumë i afërt me Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon, në emisionin El Chiringuito, thotë se kalimi i Ronaldos në Juventus, është punë e kryer për 100 milionë euro.
Lojtari më i paguar te Juventusi është Gonzalo Higuain që fiton aktualisht 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro, por pa taksa diku rreth 17 milionë euro.