Këngëtari Adnan Daci gjithmonë ka arritur të bëjë për vete publikun me këngë të cilat kanë arritur të rikthehen në hite, shkruan OnAir
Një projekt i mrekullueshëm është publikuar dje në kanalin zyrtar të produksionit VIZIONI LIBONIA.
“Nuse nuk e mora” mban titullin kënga më e re nga Adnan Daci një këngë e cila si tematikë ka dashurinë.
Kjo këngë është realizuar edhe me anë të videoklipit dhe ka arritur të pëlqehet nga të gjithë adhuruesit e muzikë së këngëtarit./OnAir