Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në kompanitë dhe institucionet e Kosovës kanë lëshuar punën mbi 24 mijë qytetarë.
Rukiqi në një konferencë për media gjatë publikimit të indikatort matës të Klimës së Biznesit në Kosovë për tremujorin e dytë të vitit 2018, ka supozuar se një pjesë e madhe e njerëzve kanë marrë viza pune dhe këto vende të punës nuk janë zëvendësuar nga kompanitë.