Jasmina dhe Ola janë dy nga pjesëmarrëset më të komentuara të formatit televiziv “Përputhen”, shkruan OnAir.
Ndonëse ato u futën thuajse afër përfundimit të programit arritën që të merrnin një vëmëndje mjaft të madhe të publikut. Përveç historive romantike të krijuara brenda programit, një tjetër element i komentuar shumë ishte edhe fakti se dikur ato kishin qenë shoqe të ngushta, por nuk flisnin më. Asnjëra prej vajzave nuk e sqaroi plotësisht arsyen e përfundimit të kësaj shoqërie.
Më pas, duket se vajzat u pajtuan me njëra-tjetrën. Jasmina në puntatën e ditëlindjes së Olës, ndonëse nuk ishte më pjesë e programit, u rikthye për ti bërë kësaj të fundit një tortë surprizë.
Pavarësisht të gjithë kësaj, të shumtë ishin personat që mendonin se e tërë kjo histori ishte një skenar i krijuar nga vajzat.
Së fundmi duket se kjo shoqëri e vajzave ka marrë fund sërisht. Kjo pasi vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, ndonëse ndjekin një pjesë të madhe të konkurrentëve të programit. Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e prishjes së shoqërisë së tyre këtë radhë.