Prej kohësh ishin përfolur se kishin një lidhje së bashku, por Andi dhe Melisa nuk e pranuan këtë gjë, shkruan OnAir.
Kjo situatë vazhdoi e tillë deri në publikimin e videos për këngën më të re të Melisës. Në skenën e fundit të këtij videoklipi të dy shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante me njëri-tjetrin. Më pas menjëherë pas kësaj Melisa me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram konfirmoi çdo gjë që njerëzit kishin spekuluar gjithë këtë kohë.
Së fundmi Melisa në një intervistë në emisionin e Olsi Bylykut u shpreh se si kishte qenë autorja e “Përputhen” Olsa Muhameti që e kishte penguar që ta njihte Andin edhe në emision. Në këtë emision ajo u shpreh:
“Jam ndarë shumë mirë në fund me Olsën, por ndodhën disa gjëra fiks pas fundit tim sa le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje. Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt se nuk i dihet kurrrë dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime”
Gjithashtu Melisa nuk harroi ti kërkonte falje edhe publikut për faktin se këtë lidhje e ka mbajtur të fshehtë gjatë gjithë kësaj kohe.