George King është ngjitur në platformën më të lartë vertikale në botë, që ndodhet në Groningen të Holandës, pa përdorur ndonjë pajisje mbrojtëse.
Britaniku 18-vjeçar, ka kapërcyer rrethojat e qendrës gjatë orës katër të mëngjesit, për të shfrytëzuar momentin kur nuk ishte askush aty
Murin ‘Excalibur’ që ka 36 metra, ai e ngjiti për 15 minuta, ndërsa për fat të mirë nuk e pati asnjë rrëshqitje të vogël.
“Prej se e kam parë këtë mur në internet, vendosa se do ta kaloi pa mbrojtje’ ka thënë King, për aktivitetin që përfundoi me sukses.