Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se janë në konsulta të vazhdueshme me partitë politike, sa i përket unitetit politik lidhur me fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj ka thënë se në dialog duhet të jenë të përfshira parlamenti dhe partitë politike parlamentare.
Gjithashtu Haradinaj ka thënë se me ligjin për pagat përfitojnë policët, mjekët dhe punonjësit e drejtësisë