Kjo javë duket se ka qenë e mbushur me të reja nga personazhet e estradës, shkruan OnAir.
Ndër ngjarjet më të spikatura mund të përmënden ato të aktores Arbnora Ademaj, e cila prej kohësh karrierën e saj e zhvillon në Turqi. Bëhet e ditur se ajo do të jetë pjesë e një seriali turk të titulluar “Faud”. Në këtë serial ajo do të luajë në krahë të disa nga aktorëve më të njohur në Turqi. Edhe në këtë serial ajo do të interpretojë në gjuhën shqipe. Ky serial pritet të dalë në muajin qershor.
Duket se ky nuk është projekti i vetëm i saj. Mësohet gjithashtu se ajo do të jetë pjesë edhe një filmi turk ku do të jetë në rolin kryesor. Ajo do të interpretojë rolin e një gruaje shqiptare e cila martohet me një turk.
Gjithashtu duket se edhe disa këngëtarë si Elvana Gjata dhe Gent Fatali së shpejti do të sjellin projekte të reja muzikore. Duke folur për Gent Fatalin, burime ekskluzive bëjnë me dije se ai dhe partnerja e tij janë në prag të një fejese.
Për të parë pamjet ekskluzive nga xhirimet e serialit me Arbnora Ademaj si edhe shumë të tjera klikoni në videon më poshtë: