Një autobus i cili po bartte udhëtarë nga Gjilani për në Prishtinë ka marrë flakë dhe si pasojë është djegur i tëri.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Incidenti ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Brus.Mësohet se në autobus ishin rreth 20 udhëtarë, e të cilët fatmirësisht janë larguar sapo është vërejtur tymi.
Policia dhe zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Por besohet se mund të jetë për shkak të ndonjë defekti të autobusit.