Fusha të presionit të lartë nga Mesdheu do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, ku sot e gjatë ditëve në vijim do të favorizojnë mot më stabil me kthjellime dhe diell.
Ndërkohë masat e freskëta ajrore që kanë depërtuar edhe mbi vendin tonë do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare.
Për nesër, mëngjesi është parashikuar i freskët, ndërsa gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, ndërsa indeksi UV do të jetë 8.Nga fillimi i javës së ardhshme sërish pritet të rikthehet moti i nxehtë, me temperatura maksimale që mund të luhaten ndërmjet 32 deri 35 gradë celsius.