Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe homologu i tij nga Maqedonia, Asaf Ademi sot vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana, për të parë për së afërmi me punimet e gërmimeve që janë bërë deri më tani.
Me këtë rast, ministri Gashi tha se ministria që ai drejton është e përkushtuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në vend.