Partia “Fjala” ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, gjatë të cilit kanë vendosur pako me pelena, dedikuar liderëve politik.
Përmes këtij aksioni, ata kanë njoftuar që po e shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Kosovë dhe reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj kësaj vizite.