Dashuria apo paraja është një ndër pyetjet më të vjetra të njerëzimit, shkruan OnAir.
Mund të thuhet se është mjaft e vështirë të përcaktohet se cila prej tyre është më e rëndësishme për jetën e një individi. Kjo për arsye se përgjigja e personave për këtë pyetje varet edhe nga objektivat dhe se çfarë besojnë.
Kjo gjë u vu re edhe gjatë një “vox-pop” të bërë nga gazetarja e terrenit e emisionit të mëngjesit në “ATV”. Ndonëse shumë qytetarë iu larguan kamerave, një pjesë e madhe e tyre treguan se si ishin në mëdyshje. Gjithashtu kishin persona të cilët zgjidhnin partnerin pasi sipas tyre partneri qëndronte gjithnjë me ta. Ndërkohë një pjesë tjetër e tyre dëshironin karrierën dhe një nga arsyet kryesore për këtë përgjigje ishte edhe përmirësimi i standardit të jetesës.
Reagimet e plota të qytetarëve të Prishtinës mund ti ndiqni në videon më poshtë: