Ditën e djeshme këngëtarja Tuna na surprizoi të gjithëve teksa na njoftoi lindjen e djalit të saj të dytë, shkruan OnAir.
Djali i dytë i quajtur Zen erdhi si një befasi për të gjithë publikun pasi këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë shtatëzaninë e saj. Gjithashtu të shumta kanë qenë në rrjet aludimet për një ndarje të mundshme nga Patrisi.
Pikërisht këto aludime kanë bërë që përveç komenteve uruese, Tuna të përballej në postimet e saj edhe me komente ofenduese. Duket se Patrisi nuk mundi të duronte këtë gjë dhe vendosi të bënte shembull një prej këtyre personave. Në rrjetin social “Facebook” ai iu përgjigj një komentuesi të tillë me fjalë shumë banale.