E grimosur dhe e kuruar deri në detajin e fundit, Xhensila Myrtezaj duket e mahnitshme edhe kësaj radhe.
Këngëtarja në fjalë, pak kohë më parë u bë nënë e një vajze të cilën së bashku me bashkëshortin Bes Kallaku, e pagëzuan me emrin Ajka. Xhensila, gjithmonë është mbajtur për një femër tejet të thjeshtë që pamjen e saj e kuron me detaje sa më origjinale.
Por, me sa duket këngëtarja nuk gjen dot rehati në sezonën e verës, pa u aktivuar në pjuesën e muzikës e cila po i sjell suksese në vazhdimësi.
Kujtojmë, se të fundit e solli projektin e përbashkët me këngëtarin e njohur, një këngë e cila pati sukses të jashtëzakonshëm.