Sot feston ditëlindjen legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmija Pagarusha dhe sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një dedikim i bukur nga një dyshe e veçantë, shkruan OnAir
Shyhrete Behluli bashkë me rejen e saj sopranon Learta Jakupi kanë vendosur që në bashkëpunim me produksionin Vizioni Libonia të publikojnë një këngë dedikim për Nexhmije Pagarushën.
Këtë suprizë mund ta gjeni në ora 14;00 në kanalin zyrtar të produksionit shumë të suksesshëm Vizioni Libonia.
Rikujtojmë që këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli po e shijon suksesin e këngës së saj “Je e vetmja” e publikuar pak muaj më parë/OnAir