Për Fitim Muharremin kjo është e disata video që i është bërë virale në internet, shkruan OnAir.
Video më e fundit virale e tij tregon djalin e tij në një makinë lodër teksa duket sikur tërheq makinën e të atit. Kjo video ka pasur reagime mjaft pozitive në rrjete sociale. Për të folur pikërisht rreth saj, Fitimi ishte i ftuar në emisionin “Alarm”.
Gjatë intervistës ai tregoi se kjo video u realizua në një mënyrë mjaft spontante dhe se nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte sërisht.
Para disa kohësh një tjetër video e tij u bë virale teksa ai digjte disketat që përdorte si DJ. Në studio Fitimi tregon se pikërisht ajo video u bë arsyeja që ai mos të hiqte dorë nga muzika.
Më tutje ai tregon edhe raportet e mira me djalin dhe se si e kaluan periudhën e pandemisë, kjo për shkak se djali i tij lindi pikërisht në fillim të pandemisë.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: