Si dhe shumë elemente të teknologjisë së lartë, që E-Tron i ka në interier
Audi ka bërë të ditur së fundmi, se pasqyrat anësore të makinës së re elektrike, do të zëvendësohen nga kamerat
Audi ka bërë të ditur se ato janë shumë më të vogla se pasqyrat e zakonshme, duke bërë që gjerësia e E-Tron të zvogëlohet për 15 centimetra. Forma e këtyre pajisjeve, do të zvogëlojë prerjen e ajrit, duke eliminuar zhurmën që bën era.
Gjithçka që merr objektivi, mund të shihet në një ekran prej 19-inch brenda derës, që ndodhet shumë pranë panelit.
Fokusin e kamerës, shoferi mund ta manipulojë vetëm duke rrëshqitur nëpër ekranin e ndjeshëm në prekje, përmes të cilit edhe mund të bëjë zmadhimin, varësisht nga nevoja. Videoja që mund ta shihni më poshtë, tregon edhe shumë elemente të enterierit të E-Tron, që ka teknologji shumë të lartë.