Në seancën e mbajtur ditën e sotme në kuvendin e Kosovës u diskutua rreth problematikave që pandemia ka shkaktuar në arsim, shkruan OnAir.
Gjatë fjalimit të saj, deputetja e PDK Blerta Deliu u shpreh se në shumë komuna mbi 20% e nxënësve nuk kanë mundur të marrin pjesë në mësimin online. Gjithashtu kjo ka shkaktuar probleme të shumta edhe për arsimtarët.
Deliu shton se qeveria aktuale nuk ka bërë përpjekje për të siguruar vaksinat. Gjithashtu sipas saj, arsyeja se përse Kurti refuzoi ndihmën e Shqipërisë për të vaksinuar arsimtarët ka qenë për shkak të fushatës elektorale që ai kishte planifikuar në atë vend.
Deputetja e PDK gjithashtu deklaron se këto veprime të Kurtit tregojnë se si ai vendos ambiciet e tij politike në një shtet tjetër përpara interesit të qytetarëve të tij.