Të martën në mbrëmje, një i ri nga Peja u kap nga policia në qytetin e Mitrovicës duke ngarë një makinë funeralesh të cilën e kishte vjedhur, shkruan OnAir.
Sipas të dhënave, për të riun pejan kjo nuk është hera e parë që përfshihet në ngjarje të tilla. Ai thotë se ka pasur të paktën edhe 4 raste të tjera që e ka bërë diçka të tillë. Në një prononcim për “Klan Kosova” i riu shpjegon metodën që përdor e cila në fakt nuk ka asnjë ngjashmëri me skema të komplikuara grabitjeje. Ai thotë se thjesht merr makinat në të cilat e gjen çelësin aty.
I pyetur nga gazetarët, i dëmtuari më i fundit thotë se nuk ngriti një kallzim penal kundrejt 34 vjeçarit.
Pejani deklaron se nuk ka ndërmënd të ndalet dhe se është i gatshëm që të marri makinën e kujtdo që mundet, duke përfshirë këtu edhe makina policie dhe të personave me detyra të larta shtetërore.