Jo të gjithë njerëzit kanë shijet e njëjta për ushqim, madje kanë dallime shumë të mëdha në atë se çfarë konsumojnë çdo ditë, shkruan OnAir
Por më së shumti diskutohen njerëzit të cilët heqin dorë nga konsumimi i mishit për arsye të ndryshme.
Të njohur me emrin vegjetarianë, personat që nuk konsumojnë asnjë lloj të mishit, nuk janë të pakët në botë, e as në Kosovë.
Tashmë në të gjithë botën janë hapur lokale që ofrojnë edhe ushqime për vegjetarianë.
Romë dhe Florence në Itali, Paris në Francë, Amsterdam – Holandë dhe Pragë- Çeki janë qytetet që ju kanë kushtuar më së shumti rëndësi vegjetarianëve.