Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Era Istrefi është fokus i shtypit mediatik.
Vëmendje të madhe mori gjatë kësaj kohe në Kampionatin Botëror “Russia 2018” në mbylljen final.
Ndërsa tani, në llogarinë e saj Instagram, ajo numëron mbi 1 milion ndjekës për të cilët ndanë postime të llojllojshme. Në këto të fundit, Era siç duket ka nostalgji për këtë kohë kur kishte stil të ndryshëm si në flokë ashtu edhe në veshje, por që duket e veçantë.
“Smunesh mi ecë hapat e mi”, ka shkruar ajo.
Era gjithashtu javën e kaluar lansoi projektin e ri “Prisoner”, klipin e të cilit e kishte xhiruar në Xhamajka