Tamara Rotman nga Argjentina, është kritikuar ashpër, pasi e mbylli qenin në makinën për larjen e rrobave.
Shfrytëzuesja e Instagramit, që ka mbi tremijë ndjekës, me këtë rast ka dashur të rrisë numrin e atyre që ia përcjellin këtë rrjet social, por jo gjithçka shkoi siç kishte planifikuar,
Nuk ka kaluar gjatë dhe ajo e ka rihapur, duke postuar në filmim ku shihet qeni i saj duke vrapuar i lumtur nëpër oborr.
“E dua qenin tim Coco me gjithë shpirt dhe gjëja e fundit, ishte ta lëndoja atë. E mbylla vetëm për disa sekonda, ndërsa makina nuk u ndez asnjëherë”, ka shkruar ajo në postimin e fundit.