Komisioni për buxhet dhe financa, ka shqyrtuar sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2018-të. Ajo që u vu në pah gjatë shqyrtimi të këtij raporti, ishin shpenzimet e mëdha të mëditjeve në udhëtime zyrtare si dhe ato për dreka e darka.
Sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, i cili paraqiti para anëtarëve të komisionit raportin e shpenzimeve për tremujorin e parë 2018, tha se për këta muaj, janë shpenzuar në total të buxhetit 54.79 për qind.Por kryetari i komisionit Lumir Abdixhiku kërkoi sqarim nga Kuvendi se pse janë shpenzuar 25 mijë euro subvencione për entitete publike, e cila sipas tij është shumë e lartë dhe 23 mijë euro mëditje për udhëtime zyrtare nga administrata e Kuvendit. Ndërsa kërkoi që të reduktohen ekipet e udhëtimeve, të cilat sipas tij po i ngjasojnë një ekskursioni.