Quhet Shaman dhe ka 8 rrota me diametër 1,2 metra dhe distanca nga toka është 450 mm.
Rusët janë të njohur për automjetet e tyre të terrenit për kushtet më ekstreme të vozitjes, dhe Shaman 8×8 është në krye të këtij lloji të makinave.
Gjatësia e Shamanit është mbi 6 metra, masa është mbi 4 mijë kg. Posedon motor me katër cilindra 3,0 litra me 170 kuaj fuqi.
Për prodhimin e një njësie janë nevojitur dy muaj dhe çmimi është mbi 150 mijë euro.