Disa javë më parë dyshja shumë e suksesshme Shyhrete Behluli dhe Gold Ag prezantuan për publikun këngën me titull “Përhajr gjyshe”, shkruan OnAir.
Kjo këngë ka arritur të pëlqehet nga të gjitha gjeneratat, madje për kohë rekord ka arritur mbi 2 milionë klikime.
Tematika e këngës është shumë e veçantë, flet për dashurinë e gjysheve ndaj nipërve dhe mbesave të saj.
Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i dyshes, ata kanë edhe disa bashkëpunime tejet të suksesshme të cilat gjithmonë kanë arritur të pëlqehen nga publiku. E ska si mos të gëzonte një sukses të tillë edhe kënga “Përhajr gjyshe”.
Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Arian Agushi (Gold Ag), ndërsa për orkestrimin Alban Fortuna.
Për të dëgjuar, klikoni në videon e listuar më poshtë./OnAir