Nën patronatin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi u mbajt akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula dhe Bashkim Leku.
Bashkëluftëtari i dëshmorëve, Hajdin Abazi, duke folur për zhvillimet e luftës së UÇK-së, 20 vjet më parë në Dukagjin, ka thënë se më 10 gusht 1998 ishte goditja më e rëndë që iu dha UÇK-së në Junik, mirëpo sipas tij, kontributi I heronjve është i pashlyer për çlirimin e vendit.