Fatkeqësia e 26 nëntorit që ka tronditur pa masë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.
Ndërsa Shqipëria është pushtuar nga paniku i numrit të madh të viktimave dhe serisë së vazhdueshme të rënies së tërmeteve, në selinë e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, 2 fëmijë të vegjël nga Kosova (motër e vëlla) kanë shprehur dhimbjen për bashkëkombasit e tyre duke shkruar në librin e shënimeve të ambasadës shqiptare.
‘’Me ty jemi, nëna Shqipëri’’, shkruajnë dy fëmijët në librin e ngushëllimeve.
Kjo fotografi ka filluar të shpërndahet shumë shpejt në rrjete sociale duke treguar kështu që edhe fëmijët po luten që Shqipëria të kalojë këto ditë tmerri.
Deri tani Shqipëria është përballur me disa tërmete të njëpasnjëshme./OnAir