Gjatë kësaj puntate të emisionit “Sporti Total” u diskutua rreth ngjarjeve më të fundit të futbollit kosovar, shkruan OnAir.
Përgjatë diskutimi, gazetarja e sportit Qeqa Krelani pati një përplasje me Tahir Batatinën, kryetrajnerin e klubit të futbollit të Llapit.
Gjatë diskutimit u përdoren tone fyese ndaj gazetares në fjalë ku ky i fundit e cilësoi si një gazetare të paaftë dhe se nuk mundej të jepte një analizë të duhur për futbollin.
Diskutimi u nis në momentin kur Krelani i përmëndi atij faktin se besimi te ai si trajner kishte humbur.
Debatin mund ta ndiqni në videon më poshtë: