“Përrallat me gjyshen” titullohet projekti gjigant që është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube të OnAir Tv. Rrëfimin ekskluziv të përrallave do ta sjell aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Leze Qena, shkruan OnAir
Kësaj radhe gjyshja Leze ka vendosur që të na tregojë rrëfimin e një djaloshi që kishte ngrënë vezë në një dyqan dhe nuk kishte pasur të holla për të paguar faturën.
Por ai është paditur nga pronari i dyqanit sepse nuk e kishte paguar për vite të tëra.
Por çfarë kishte marr si shpërblim e çfarë si dënim?
E kuptoni në përrallën e listuar më poshtë./OnAir