Sjellja e 3 vjeçarëve
“Përcaktimi i një trevjeçari adoleshent: një njeri i vogël që bashkëjeton me ju i cili sipas certifikatës ështe vetëm 3 vjeç por sipas sjelljes është një adoleshent.”
“Shhhh mami, jam zënë. Largohu.”
“Jo mami ti ke bërë gabim.”
“Mund ta bëj vetë!”
Të gjitha këto shprehje i kam dëgjuar qindra herë nga vajza ime – adoleshentja 3 vjeçare. Brënda dy sekondave ajo kalon nga një vajzë e ëmbël dhe plot dashuri që do pafund përfqafime në një grua të vogël kokëfortë dhe e dhunshme.
Ndërkohë që vajza ime demonstron pavarësinë e saj kudo në shtëpi, duke përdorur fjalë të ashpra shesh herë dhe me formimin e personalitetit të saj unë nuk di si të sillem të qesh apo t’ja kthej me të njëjtën monedhë.
Në këto skena adoleshenti përpiqem të gjej kudo e kam fshehur durimin tim , atë që përdorja dhe kur ishte dy vjeç dhe i kujtoi vetës që ajo është vetëm 3 vjeç dhe po kalon gjithë ato ndryshime në jetën e saj.
E vogla ime po kupton veten, zërin e saj, pavarsinë dhe detyra ime si prind është ta inkurajoj atë gjë.
Edhe pse ajo mund të sillet keq paditur kjo fazë shërben si një eksperience e madhe për të mësuar për të dyja ne. Është koha për tu rritur dhe koha që unë ti jap hapsirë për ta bërë këtë gjë po ndërkohë duke i treguar sesi ajo duhet të kenë lirinë për tu shprehur.
Nëse ju keni një 3 vjeçar adoleshent në shtëpi e dini mirë për çfarë po flas. Por përpara se ti përgjigjeni kësaj faze me sjelljen tuaj të acaruar mos harroni së është shumë me rëndësi të demonstroni një model të mirë sjellje sesa të fitoni një argument me një tre vjeçar adoleshent.
Zhvillimi i femijes nga 33-35 muajsh
Zhvillimi i femijes nga 33-35 muajsh
Posted: October 26, 2017
Zhvillimi i femijes nga 33-35 muajsh 33 muajsh “Po i hëngre bizelet do të jap çokollat.” Ju duken fraza të padëmshme apo jo? Po…
Tre vjeçarët kalojnë shumë tranzicione në këtë fazë të jetës së tyre:
Sjellja e 3 vjeçarëve
1. Ata po mësojnë të kontrollojnë emocionet e tyre
Rreth moshës tre vjeçare fëmijët fillojnë të kuptojnë emocionet e tyre. Ata madje mund të fillojnë të indentifikojnë këto ndjesi me fjalë por nuk janë akoma të zhvilluar për ti kontrolluar ato. Nëse ata mendojnë se diçka është për të qeshur do qeshin pafund e nëse mendojnë se diçka është e trishtë do qajnë pa ngushëllim.
Emocionet e tyre janë aq intense dhe shpesh herë i mundin ata prandaj ju duhet të tregoni durim dhe mirëkuptim sepse ata janë vetëm 3! Kapaciteti i tyre për të kontrolluar emocionet është akoma larg.
2. Ata duan ta ndjejnë direkt kënaqësinë
Tre vjeçarët nuk kanë kontroll mbi impulse e tyre. Nëse ata ndjejnë se duhet të bëjnë diçka do të veprojnë pa e menduar. Për shëmbull ata mund të marrin çokolatën nga çanta juaj edhe pasi ju keni thënë ‘’Jo’’.
Ata mund të godasin një fëmijë kur janë të acaruar. Kënaqësia e vonuar duhet të mësohet me kohë dhe një 3 vjeçar nuk e kupton këtë.