Muaji i Ramazanit i bën bashkë të gjithë personat e fesë myslimane nëpërmjet agjërimit, shkruan OnAir.
Pavarësisht se agjërimi gjatë këtij muaji është obligim për çdo besimtar të fesë islame, nga ky rregull ka disa raste në të cilat bëhen përjashtime.
Sekretari i përgjithshëm i “Bashkësisë Islame së Kosovës”, Ahmet Sadriu, ishte një ndër të ftuarit në studion e emisionit “Libero”, për të folur pikërisht rreth këtyre përjashtimeve. Sadriu sqaroi se disa kategori nuk janë të obliguara që ta mbajnë agjërimin gjatë këtij muaji. Disa nga këto kategori janë : fëmijët para moshës së pubertetit, të sëmurët, udhëtarët, gratë shtatëzëna dhe ato që janë duke ushqyer foshnjet me gji.
Ndërkohë disa kategori të tjera e kanë të ndaluar që të mbajnë agjërim. Këtu përfshihen gratë gjatë ciklit të tyre menstrual.
Sadriu vijoi të sqaronte se në rast se ishte e mundur, ata persona, gjendja shëndetësore e të cilëve përmirësohej duhej të zëvendësonin ditët në të cilat nuk kishin agjëruar.
Ai u shpreh se instititucioni i “Bashkësisë Islame në Kosovë” e përcakton se cilës kategori njerëzit i përkasin dhe a janë të detyruar të mbajnë agjërim ose jo.
Për më shumë detaje klikoni në videon më poshtë: