Kreu i partisë demokratike Lulëzim Basha me anë të një postimi në facebook komentoi raportin e departamentit amerikan të shtetit sipas të cilit shqipëria është vend i vështirë për të bërë biznes.
Ekonomia shqiptare po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes dhe shkatërrimit nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh me të cilët ai ndan qindra miliona. Tashmë është e qartë se i vetmi qëllim dhe i vetmi motivim i Edi Ramës për pushtet është pasurimi përrallor. Prandaj e vetmja politikë ekonomike që Rama ka ndjekur këto pesë vjet ka qenë plaçkitja. Shkruan Basha në rrjetin social